13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Studim: Ushqyerja me gji sjell zhvillime të mëdha në trurin e fëmijëve

Studimet më të fundit kanë rezultuar që sa më e madhe sasia e qumështit të nënës, aq më i madh zhvillimi i koifiçentit të intelegjencës të fëmijës.
Studimi i punuar nga “Brigham and Woman’s Hospital” ka nisur prej vitit 2001 dhe me një kampion prej 180 të porsalindur të cilët jetonin brenda inkubatorëve në spitale.
Gjatë 28 ditëve të para, shkencëtarët llogaritën sasinë e qumështit të nënës që fëmijët merrnin duke vëzhguar zhvillimin e trurit në periudhat e mëvonshme deri në 7 vjeç.
Nëpërmjet rezonancës magnetike funksionale ata kanë vëzhguar volumin e disa zonave të trurit, si dhe funksione të tjera, si aftësia e leximit, memoria, përqendrimi, gjuha etj.
Studimi vërtetoi që fëmijët e lindur para kohe të ushqyera me qumësht deri në diten e 28-të të jetës, kishin shumë avantazhe në zhvillimin e trurit.
Qëllimi i studimit është për të stimuluar nënat të ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img