9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Suedi 1:0 Kosovë

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në “Friends Arena” në Stokholm.

Edhe pse pa gjasa, Kosova hyn në këtë ndeshje me motiv të lartë, teksa përkrahja e “Dardanëve” nuk do t’u mungojë as atje.

LIVE: Suedia 1:0 Kosova

58′ Kulusevski me një goditje të fuqishme, por pret për mrekulli Aro Muric.

57′ Kosova tund rrjetën përmes Muriqit, por anulohet për pozicion jashtë loje.

52′ Kulusevski bën ndërhyrje të palejuar, ndëshkohet me karton të verdhë.

47′ Elbasan Rashani me mundësi të mirë, por nuk arrin të godasë. Më pas tenton edhe Rashica nga distanca, por gjuan jashtë.

45′ Starton pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Suedia në epërsi minimale ndaj Kosovës.

45+1′ Ekdal ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje.

41′ Forsberg depërton bukur dhe pason për Kulusevski i cili provon goditjen, por shkon pak mbi portë.

37′ Danielson ndëshkohet me karton të verdhë.

32′ Florian Loshaj merr karton të verdhë, i treti për Kosovën.

30′ Suedia në një shancë që të zgjerojë epërsinë. Godet shtyllën!

28′ Emil Forsberg shënon nga penalltia! Suedia në avantazh prej 1-0 ndaj Kosovës.

28′ Florent Hadërgjonaj ndëshkohet me të verdhë për shkak të prekjes së topit me dorë.

27′ Penallti për Suedinë! Gjyqtari pas konsultimit me VAR-in, bën me gisht tek pika e bardhë në pjesëfushën e Kosovës. Forsberg merr përsipër penalltinë.

23′ Gjyqtari konsultohet me VAR-in për një penallti potenciale për Suedinë.

21′ Fidan Aliti ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje.

17′ Elbasan Rashani godet bukur pas pasimit nga Rashica, por topi përfundon jashtë.

12′ Forsberg godet nga distanca, por pret Muric.

11′ Isak provon, por goditja e tij bllokohet.

1′ Starton ndeshja.

Formacioni startues i Kosovës:

Kosova do të startojë me Muric në portë, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj në mbrojtje. Loshaj dhe Dresevic do të jenë në mesfushë, kurse Rashani e Zymer Bytyqi nga krahët do të ndihmojnë dyshen e sulmit Rashicën dhe Muriqin.

Formacioni startues i Suedisë:

Suedia do të startojë me Olsen në portë, Krafth, Danielson, Nilsson dhe Augustinsson do të jenë në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Claesson, Olsson, Ekdal dhe Forsber, kurse në sulm do të jenë Kulusevski dhe Isak.

Në këtë ndeshje pritet që stadiumi të jetë i mbushur i gjithi me tifozë, teksa UEFA njofton se rreth 45 mijë shikues do të jenë të pranishëm aty.

Situata në grupin B ku bën pjesë edhe Kosova është kështu: Spanja prin me 13 pikë, katër më pak se Suedia, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Greqia gjendet e treta me gjashtë pikë, Kosova e katërta me katër pikë dhe në fund është Gjeorgjia me vetëm një pikë të grumbulluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img