13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi në Kuvend: Lirohen nga akuzat ish-aktivistët dhe aktivistët e VV-së

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuzat,  Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, lidhur me akuzën për terrorizëm.

Gjykata nuk ka arritur t’i vërtetojë dyshimet për të dyshuarit në lidhje me akuzat për terrorizëm ndaj asnjërit prej të përmendurve.

Në këtë proces gjyqësor, i cili ishte kthyer në rigjykim, Krasniqi, Batusha, Haliti dhe Arifi, akuzoheshin se janë përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në dhjetor të vitit 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës, të cilët i akuzonte për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë, katër muaj pasi të njëjtit, bashkë me tani të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin e 4 gushtit 2016, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës, por që Dehari kishte vdekur në nëntor të vitit 2016 në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, raporton Betimi për Drejtësi.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale thuhet se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar “me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img