10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Superkupa e Spanjës, Pique fitoi më shumë para se Reali dhe Barça

Muajt e fundit, Gerard Pique ka qenë në qendër të vëmendjes për arsye jo të këndshme.

Pas zhurmës që shkaktoi divorci me Shakirën, këngëtarja i dedikoi një këngë thumbuese mbrojtësit spanjoll duke e bërë sërish zhurmë. Gjithsesi, çfarëdo që të ndodhë në jetën e tij personale, e vërteta është Pique dëshmon se është po aq i aftë në biznes sa edhe si futbollist. Pasi themeloi kompaninë e tij vite më parë, ai u përfshi në drejtimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, duke shkaktuar në atë kohë disa reagime.

Marrëveshja vazhdoi normalisht edhe pse paratë ishin shumë për të gjithë të përfshirët dhe është ende një burim kryesor i të ardhurave. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, federata spanjolle ka grumbulluar 40 milionë euro për turneun e këtij viti, ku dy finalistët kanë marrë nga 2.8 milionë euro, ndërsa humbësit e gjysmëfinaleve morën pëkatësisht nga 1.5 milionë dhe 750 mijë euro.

Megjithatë, kompania e Piques ka marrë si komision ligjor për pjesëmarrjen e saj në negociata shumën prej 4 milionë eurosh dhe është e dyta e fituar financiarisht pas Federatës e cila do të vendosë rreth 20 milionë në arkën e saj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img