6.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Superliga rikthehet në aksion, sot zhvillohen dy duele interesante

Elita e futbollit kosovar, Albi Mall Superliga vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 28-të.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje për tu zhvilluar, ku dy pretendentët kryesorë për titullin e kampionit, Ballkani dhe Drita zbresin në fushë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para adhuruesve të vet përballet me Malishevën.

Vendasit duan të vazhdojnë me fitore pasi qëllimi është të rikthehen në krye të Superligës, pozitë që mbahet nga Drita.

Në anën tjetër mysafirët kërkojnë të shkaktojnë befasi në Suharekë, edhe pse një gjë e tillë duket e vështirë.

Në Gjilan pritet të zhvillohet një ndeshje shumë interesante mes Dritës dhe Trepçës ’89, ku sa herë janë takuar dy skuadrat nuk kanë munguar ndeshjet e bukura.



Drita kërkon pikët e plota për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë, ndërkohë mysafirët nga Mitrovica kërkojnë të shkaktojnë befasi në Gjilan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img