20.7 C
Pristina
Tuesday, August 3, 2021

Buy now

spot_img

Tahiri e quan qesharake kërkesën që Universiteti i Mitrovicës të jetë pjesë e Asociacionit

Kërkesa e Listës Serbe që Universiteti i Mitrovicës të jetë pjesë e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe po cilësohet qesharake nga njohës të pushtetit lokal në Kosovë.

Besnik Tahiri ekspert i pushteti lokal ka thënë se askund në botë nuk një praktikë të tillë që Asociacioni i Komunave të ketë përgjegjësi mbi arsimin e lartë. Ai për lajmi.net ka thënë se një keksë e tillë nga Beogradi është një lojë.

“ Kjo është një kërkesë qesharake. Nuk e di çka është loja e Beogradit zyrtarë, a është për të ndalur themelimin e Asociacionit apo çfarë. Asociacionet e komunave nuk kanë as nuk kanë më pasur kurrë të drejtë përgjegjësie mbi arsimin e lartë, është e pakuptimtë një gjë e tillë”, ka vlerësuar Tahiri për lajmi.net.

Zyrtarë të Listës Serbe kanë kërkuar që pjesë e Asociacionit të jetë edhe Universiteti i Mitrovicës, një kërkesë e re e dal si presion nga Beogradi, që ‘Zajednica’ të ketë kompetenca mbi arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin hapësinor.

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova duhet të merr për bazë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesën e shumicës shqiptare.

“Statuti duhet të reflektojë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, në të njëjtën kohë duhet pasur parasysh edhe kërkesat politike të shumicës shqiptare që Asociacioni, të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe të njëjtën kohë mos të jetë nivel i dytë rajonal i Qeverisë”, ka thënë Tahiri, të martën për lajmi.net.

Ai ka vlerësuar se nëse nuk mëren për bazë këto rekomandime, që sipas tij janë obliguese, atëherë mund të ketë një vendim të një anshëm to komunave me shumicë serbe dhe pastaj procesi mund të komplikohet dhe prapë mund të shkohet në dialog dhe prapë në një farë forme të kushtëzohet Kosova.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit mes Kosovës dhe Serbisë ishte arritur më 25 gusht 2016 në Bruksel. Themilmi i saj ende nuk ka ndodhur për shkak të kundërshtimit që i ishte bërë nga partitë opozitare dhe shoqëria civile.

Më pas kjo marrëveshje ishte dërguar nga Qeveria e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, e cila kishte konstatuar se 23 nene të kësja marrëveshje bien ndesh me ligjet e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,882FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles