5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Kurti e dështoi Kosovën, pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë, me asociacion dhe autonomi

Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka reaguar për takimin e djeshëm në Ohër, derisa ka thënë se Kosova e fitoi luftën ndaj Serbisë, ndërsa Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti pranoi marrëveshje pa njohje, me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe.

Ajo ka thënë se deputetët nuk duhet ta votojnë këtë marrëveshje dhe të mos lejojnë kapitullimin e Kosovës përballë Serbisë.

Postimi i saj i plotë:

Kosova e fitoi luftën ndaj Serbisë, Kryeministri Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht. Pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë, me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe. Kuvendi i Kosovës dhe deputetët duhet ta bëjnë korrigjimin e këtij dështimi historik suke mos miratuar këtë marrëveshje; të mos lejojnë këtë kapitullimin e Kosovës përballë Serbisë, por ta jetësojnë kaputullimin e Serbisë në Kumanovë në 1999, të cilën e arritëm me luftën, gjakun dhe diplomacinë e mençur të shqiptarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img