7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme, Kurti po i shmanget përgjegjësisë

Partia Demokratike e Kosovës s’do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për referendumin e Serbisë në Kosovë. Kuvendi konfirmoi se kjo seancë do të mbahet këtë të shtunë në orën 14:00.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së në parlament, Abelard Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti po i shmanget përgjegjësisë. Sipas Tahirit një seancë e tillë, është krejtësisht e pa nevojshme.

“Për ne mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë përben shkelje të sovranitetit dhe rendit tonë kushtetues. Në këtë kuadër, ne i kemi parapri dhe kemi mbështetur qasjen për të mos lejuar organizimin e këtij referendumi. Do të dëshironim që qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e Quintit dhe veçmas me SHBA, pra në raport me këtë çështje”, tha Tahiri.

“Edhe pse kemi një qëndrim të qeverisë, qeveria dhe mazhoranca kanë bërë thirrje për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për nesër për të shtruar këtë temë dhe për debat në Kuvendin e Kosovës”, theksoi ai.

“PDK e sheh krejt të pa nevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do t’i përgjigjemi. S’do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme”, tha Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img