10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri për vërshimet në Skenderaj: Dëmi i madh, qeveri vepro

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të veprojë në raport me vërshimet në komunën e Skenderajt.

Tahiri në Facebook ka thënë se dëmi nga vërshimet është i madh ndërsa veprimi i shtetit është i vogël.

Ai ka thënë se familja e tij dhe qytetarët e Kosovës do ta ndihmojnë Skenderajn.

“Në Skenderaj situata është e rëndë, në fakt është e jashtëzakonshme. Përmbytjet në këtë qytet si dhe në komunat tjera e kanë për nevojë dorën e shtetit dhe shêrbimin e ndihmën e shpejt dhe emergjente. Nuk kam dilema se bashkëqytetarë nga e gjithë Kosova do ta ndihmojnë Skenderajn, familja ime do ta bëjë. Mirëpo, dëmi është i madh e reagimi i shtetit është i vogël. Qeveri Vepro!” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar komunën e Skenderajt e cila ishte më e prekura nga vërshimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img