10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: S’duhet kërkuar dorëheqjen e Rizvanollit, por të qeverisë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, në debatin e thirrur nga partia që ai vjen, e ka quajtur gabim kërkimin e shkarkimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sipas tij duhet të kërkohet shkarkimi i gjithë qeverisë.

Ai kërkoi përgjegjësi edhe për thirrjen e qeverisë për ndaljen e dritave në institucionet e vendit.

Tahiri: S’duhet kërkuar dorëheqjen e Rizvanollit, por të qeverisë

“Qeveria ka kërkuar ‘një-dy’ ndalni dritat, por pyetja shtrohet a jemi në Kuvend këtu kush e merr përgjegjësinë nëse ndodhin një vjedhje serioze në dokumente kur kamerat e sigurisë nuk e evidentojnë ndonjë hajn, a e merr Qeveria e Kosovës, a policia që janë te dera apo kryetari i Kuvendit, a sekretari? Kush e merr atë përgjegjësi në të gjitha institucionet publike, pra në këtë kuptim duhet parë këtë pjesën më të gjerë sesa që po e trajtojmë me rekomandim ndalni dritat. 

“Mendoj që kërkesa për dorëheqje të ministres doktor i shkencave që ka studiuar në Angli, kolege e jona për dorëheqje, është gabim dhe nuk është e drejtë për arsye se kjo ka marr një detyrë dhe portfolio të cilën realisht po mundohet të bëjë diçka. Nëse kërkojmë dorëheqje, duhet kërkojmë dorëheqje tek organi kolektiv, te qeveria, sepse qeveria është ajo që e ka emëruar Bordin e ZRRE-së e jo ministrja, nuk jam avokat i ministres, vetëm të kuptohemi”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img