10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Sot kalon afati për zbatimin e marrëveshjes reciproke për targat

Për shkak të vonesave administrative, autoritetet e Kosovës nuk kanë arritur që të fillojnë zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes Republikës se Kosovës dhe Serbisë dhe heqjen nga përdorimi të tabelave “prova”, të cilat njëanshëm zbatoheshin nga pala Serbe që nga viti 2011.
Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sipas së cilës, sot është data e fundit kur është dashur të filloj zbatimi i marrëveshjes.

“Sot është datë kur është dashur të filloi zbatimi i marrëveshjes për reciprociteti më tabela. Dhe nuk ka filluar ende. Arsye është se procedura administrative për prodhimin e këtyre letër ngjitëseve, që nënkupton edhe procedurat e tenderimit që duhet ti bëjë Ministria e Punëve të Brendshme, ka qenë kohë e shkurt për ti mbërri“, ka thënë Tahiri.
Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, në muajin shtator kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img