8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Takimi i 31 janarit, ambasadori gjerman: Është e rëndësishme të çojmë përpara diskutimet për Asociacionin

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e ministrit Nenad Rashiq, i cili tha se pranoi ftesën për diskutim rreth themelimit të Asociacionit, që do të bëhet në Ambasadën amerikane.

Rohde ka thënë se është shumë e rëndësishme të çojnë përpara diskutimet për Asociacionin.

“Pajtohem plotësisht: Është shumë e rëndësishme për t’u çuar para diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serb. Më vjen mirë të dëgjojë ministri kosovar Nenad Rashiq e ka konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin e planifikuar për ASK-në më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Diplomati këtë koment e ka bashkëngjitur edhe njoftimin e Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, për një bisedë që ai e ka pasur me Kryeministrin Albin Kurti.

“Fola me Kryeministrin Albin Kurti sot për të diskutuar rreth propozimit të BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe për kërkesën që Kosova ta pranojë atë. Një temë kyçe ishte partneriteti ynë dhe synimet e përbashkëta për ta avancuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

“Ne gjithashtu diskutuam rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen para me diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në kontekst të dialogut dhe nevojën e kthimit të zyrtarëve serb të Kosovës në pozitat e tyre”, thuhet në postimin e Chollet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deri më tani nuk ka dhënë detaje rreth kësaj telefonate.

Gjatë ditës së djeshme, Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar se më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne jemi duke ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi”, thuhet në përgjigje për Radion Evropa e Lirë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img