3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Takimi i Osmanit me Stoltenbergun pak ditë pasi shefi i NATO-s i nisi 700 trupa shtesë për në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje në Ankara me shefin e NATO-s. Jens Stoltenberg.

Osmani dhe Stoltenberg u takuan gjatë ceremonisë inauguruese me rastin e rizgjedhjes së Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë.

Shefja e shtetit të Kosovës shkroi në Facebook se në takimet “me liderë të tjerë e miq të Kosovës”, kanë folur specifikisht për rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë.

“Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët”, shkroi Osmani.

Stoltenberg ka reaguar disa herë ditët e fundit për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë u futën në objektet komunale atje me ndihmën e Policisë.

Ai para pak ditësh ka bërë të ditur se aleanca veri-atlantike do ta rrisë për 700 numrin e trupave në Kosovë, në kuadër të misionit të saj, KFOR.

“Ne kemi vendosur t’i angazhojmë 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, dhe që të ngrejmë në nivel të lartë gatishmërinë e një batalioni shtesë të forcave rezervë, ashtu që ata të mund të angazhohen, nëse do të ketë nevojë”, ka thënë ai në një konferencë për media, duke iu kërkuar Kosovës dhe Serbisë që “të marrin hapa konkretë për ulje të tensioneve, të përmbahen nga sjelljet e papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog”.

Së fundmi, Stoltenberg tha se “NATO-ja do të mbetet vigjilente”.

“Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të qetësuar dhe ulur tensionet”, u tha Stoltenberg gazetarëve në margjina të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo.

Stoltenberg, tha të enjten se dhuna kundër paqeruajtësve të misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë ishte “krejtësisht e papranueshme”. Të hënën, rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan në Zveçan, pasi disa protestues të dhunshëm, të maskuar, i sulmuan ata me ç’kishin, duke përfshirë mjete plasëse si shok-bomba dhe molotov.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img