15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Te Tottenham të pakënaqur me Lloris, gati oferta për portierin e Atleticos

Portieri veteran Hugo Lloris po luan sezonin e tij të 11-të me fanellën e Tottenham, por ky mund të jetë sezoni i tij i fundit.

Francezi, që mban edhe shiritin e kapitenit, ka ende edhe një vit kontratë me Tottenham (skadon në verën e vitit 2024), por klubi mund ta largojë që këtë verë, duke kërkuar një alternativë tjetër.

Sipas “Evening Standart”, te Tottenham janë të pakënaqur me rendimentin e portierit 36-vjeçar, ndaj kanë nisur të kërkojnë për një zëvendësues të denjë. Në

krye të listës së kandidatëve është 30-vjeçari slloven Jan Oblak, që luan me skuadrën e Atletico Madrid në Spanjë.

Problem për Spurs do të jetë bindja e klubit spanjoll, pasi Oblak ka një kontratë deri në vitin 2027 me “colchoneros” dhe kushton rreth 35 milionë euro. Për këtë arsye, duhet një ofertë bindëse dhe e kënaqshme që Atletico Madrid të heqë dorë nga portieri slloven, që ndodhet në Madrid prej vitit 2014./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img