21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Teatri më i vjetër në Ferizaj me bazë të plotë dokumentare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është takuar me drejtorin e teatrit më të vjetër në Ferizaj, ai “Adriana” dhe dy profesorë universitar.

Ai ka njoftuar përmes një postimi se teatri më i vjetër do të ketë bazë të plotë dokumentare me monografinë të cilën po synon ta nisë, duke ia besuar punën profesorit universitar Haqif Mulliqit.

“Teatri “Adriana” në Ferizaj dhe Festivali mbi gjysmëshekullor i teatrove në Ferizaj, unik e më i vjetri në gjithë gjeografinë shqiptare, do të ketë bazën e plotë dokumentare, me monografinë që synojmë ta nisim, duke i besuar punën e bashkëpunimin, profesorit të nderuar, Haqif Mulliqi. Për të diskutuar mbi këtë temë dhe konkretizuar këtë nismë, prita sot, profesorin Haqif Mulliqi, vëllain e tij, profesorin Haki Mulliqi dhe drejtorin e Teatrit “Adriana”, Fatmir Hyseni.”, shkroi kryetari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img