8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Telashe mes Sindikatës së QKUK’së dhe FSSHK’së, Komoni: Si është e mundur që asnjë kandidat mos të jetë nga QKUK’ja në pozitat kyqe

Shkëlzen Komoni, kirurg maksillofacial njëherit edhe nënkryetar i Sindikatës së QKUK’së, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës  (FSSHK).

Përmes disa reagimeve në Facebook, Komoni ka shprehur pakënaqësi me mbarëvajtjen e procesit Kongresit të IV të të FSSHK’së.

Saktësisht, pakënaqësia e tij është se në pozitat kyqe të kësaj Federate nuk është zgjedhur asnjë anëtar i Këshilllit Drejtues së Shoqatës Sindikale të QKUK’së. 

“Dua që ta njoftoj publikun në lidhje me mbarevajtjen e procesit të kandidaturave dhe ”mbarëvajtjes”së Kongresit të IV të të FSSHK së si dëshmitarë dhe pjesëmarrës. Para mbajtjes së Kongresit të IV’të është përmendur dhe kanë qenë si kandidat të mundshëm për Kryetar të FSSHKse: dr Blerim Syla,Bajram Kryeziu, dr.Naim Sahiti dhe në fund doli Tevide Imeri. Si është e mundur që këta të tretë të fundit të kenë pozitat kyqe ne FSSHK së dhe asnjë kandidat mos të jetë nga QKUK’ja, e cila është shtylla kryesore si në aspektin profesional ashtu edhe për nga anëtarësia e përfaqësimi Sindikal”, ka shkruar Komoni.

Sipas tij, Kryesia e FSSHK’së është jolegjitime.

“Janë qesharake dhe tendencioze vendimet dhe zgjedhjet jolegjitime që po tentohen të mbahen në Shoqatat Sindikale të Shëndetsisë së Kosovës nga ana e “FSSHK-së”.Është stili i masave të dhunshme në kohën e paraluftës që tentohet që të largohet çdo individ nga këshillet drejtuese dhe kryesitë e Shoqatave Sindikale të Kosovës të cilët e kundërshtojnë dhe japin propozime të cilat janë në të mirë të punëtorëve shëndetesorë e nuk janë lojal “FSSHK-së” së tanishme. Është bërë manipulim i qëllimshëm dhe huti te punëtorët shëndetësorë në interes të disa personave të cilët në mënyrë jolegjitime janë duke e mbajtur peng Federatën e Shëndetësisë së Kosovës…”, ka shkruar Komoni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img