7.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Tensioni me Kosovën/ Nishani: Serbia po sillet si në kohën e Millosheviçit

Presidenti i Repulbikës Bujar Nishani ka lëshuar deklarata të forta, lidhur me situatën në rajon, dhe tensionin e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë me dy ngjarjet e fundit, atë të arrestimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj dhe trenin serb që u tentua të shkonte në Kosovë.

Në fjalën e tij gjatë pritjes së parë për vitin 2017 me ambasadorët e akredituar në vend, Kreu i Shtetit Nishani tha se Serbia po sillet sikur të ishte në kohën e Millosheviçit, dhe kjo për të rajonin është e papranueshme.

“Mbajtja në fuqi nga Serbia e masave të Millosheviçit për Kosovën nuk i shërben frymës së pajtimit. Bllokimi i Kosovës në nivel rajonal dhe kombëtar bie ndesh me angazhimet e marra nga ata. Ne kërkojmë ecje përpara dhe jo kthim pas, në kohët e errëta kur regjimi i Millosheviçit aplikonte spastrim etnik”, tha ai.

Më tej Nishani theksoi se dialogu Kosovë-Serbi ka treguar se luan rol kyç në stabilitetin dhe paqen në Rajon. Prandaj ai bëri thirrje që të lihen mënjanë konfliktet e së shkuarës,  por të vijohet në frymën e dialogut dhe të bashkëpunimit.

“Vitet e fundit rajoni i Balkanit ka bërë progres duke lënë pas të shkuarën konfliktuale, vendet kanë qenë të orientuara drejt pajtimit e bashkëpunimit, edhe ky progres duhet mbrojtur dhe promovuar më tej. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA ishte elementi substancial për paqen dhe pajtimin në rajon, Shqipëria e ka mbështetur fuqimisht dhe pa rezerva”,- tha Nishani, i cili shtoi se “ngjarjet që minojnë këto situata nuk i shërbejnë aspak stabilitetit të gjithë rajonit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img