7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Tërbohet Athina! Ushtarët grekë bëjnë simbolin e shqiponjës dykrenare (FOTO)

Një gjest i disa rekrutëve ushtarakë ka shkaktuar reagime të forta në Greqi. Sikurse e shikoni në foton e mëposhtme, janë disa ushtarë të rinj që kanë bërë simbolin e shqiponjës sonë.

Kjo foto është botuar në disa prej mediave greke dhe pas “stuhisë” së krijuar, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke.

Në një reagim të sotëm, autoritetet greke njoftojnë se janë identifikuar personat në foto. Ata janë rekrutuar javën e kaluar dhe po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Messolongi të Greqisë.

Djemtë në foto me siguri janë shqiptarë dhe sipas kushtetutës së Greqisë shërbimi ushtarak është i detyrueshëm. Duhet të kujtojmë se shërbimin e detyrueshëm ushtarak në shtetin fqinj e kryejnë të gjithë ata që marrin pasaportën greke

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img