8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Tërheqja e Trustit – qytetarët me mendime të ndryshme, kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Qytetarët kanë mendime të ndryshme rreth mundësisë për lejimin e tërheqjes së një pjese të Trustit Pensional.

Të intervistuar nga E.O, thonë se tërheqja e Trustit do t’i ndihmonte ata, teksa të tjerët kërkojnë që kjo gjë të mbetet në pension.

Mehmet Doçi, ekonomist, vlerëson se duhet të lejohet tërheqja Trusti për shkak se është një krizë ekonomike dhe se edhe nëse shpërndahen këto mjete veçse e rrisin ekonominë e vendit.

“Jemi për me i tërheq për arsye se këto mjete sadokudo ata që i marrin janë qytetar të Kosovës dhe ato mjete i shpenzojnë prandaj edhe shteti si shtet ka një përfitim për arsye se rritet fuqia blerëse, prandaj rritet edhe buxheti i shtetit”, tha Doçi për Ekonomia Online.

Azem Hoti thekson se duhet që t’u ndihmohet qytetarëve dhe se deputetët duhet ta votojnë pro.

“Në qoftë për me i’u ndihmuar duhet me e votuar, duhet me i’u ndihmuar”, u shpreh Hoti.

Ndërkaq Gëzim Hajrullahu thotë se këto asete duhet lënë për kohë shumë më të vështira.

“Unë jam kundër për shkak se mendoj që është një aset i vlefshëm për kohët më të vështira, në kuptimin e pensionit sepse krizat ekonomike këto vazhdimisht janë ciklike dhe po t’i tërheqin në çdo krizë atëherë çfarë do të mbetej në kursime”, tha Hajrullahu.

Selman Arifi është kundër tërheqjes së Trustit, mirëpo thekson se krerët e shtetit nuk duan të dalin nga kjo krizë, sepse sipas tij nuk iu intereson për populli.

“Nuk po e shoh të arsyeshme se trusti merret njëherë harxhohet, me këta njerëz gjitha kena me qenë në krizë se nuk iu intereson atyre fort për popull”, tha Arifi.

Në vitin 2020 u lejua tërheqja e 10%-shit të kursime pensionale. Përderisa të enjten në seancën e Kuvendit në rend ditë është peticioni i qytetarëve, ku kërkohet tërheqja e 30% të mjeteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img