21.3 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Buy now

spot_img

Territori i Kosovës do të matet nga zyrat me dokumente kadastrale

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, i thirrur për të analizuar vijën kufitare të vendit me Malin e Zi, gjatë ditës së nesërme do t’ia dorëzojë kryetarit të komisionit, Hivzi Islamit, dokumentacionin kadastral me të cilin pritet të definohet sa territor ka Kosova.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, njëri nga anëtarët e komisionit të hartuar javë më parë nga kryeministri Isa Mustafa.

Avni Ahmeti nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka bërë të ditur se të dhënat që kjo agjenci do t’i prezantojë nesër kanë qenë matje të kryera më herët

“Ne nesër e kemi afatin fundit për dorëzimin e të dhënave nga secili stacion. Agjencia Katastrale të dhënat e saj zyrtare do t’i dorëzojë nesër”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pas dorëzimit të dokumentacionit kryetari Islami do të thërrasë mbledhje për t’i analizuar të dhënat e paraqitura.

“Të dhënat do t’i analizojmë bashkërisht në një takim, i cili do të thirret po besoj shpejt nga kryetari i komisionit. Nuk mendoj se do të shkojë më larg se nga data 15 shkurt. Matjet ne i kemi pas, për me dal në terren kërkohet kohë shumë e gjatë ndoshta me vite”, ka bërë të ditur ai.

Ndërkaq, edhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka bërë të ditur se janë duke i përfunduar detyrat që atij i janë dhënë nga kryetari i komisionit.

“Unë jam në pjesën organizative të komisionit. Nuk jam në grupin e ekspertëve që janë aty. Rreth çështjes së procesit komunat do të japin shënime se çfarë kanë në mënyrë që ne të japim para komisionit ato se çfarë duhet t’i japim. Do t’i analizojmë matjet e terrenit”, ka thënë ai, për Express. “Ne kemi pasur vetëm një takim, takim konstituiv me një fjalë”, ka shtuar tutje Rugova.

Ndërkohë, kryetarët e dy komunave të Dukagjinit, Rasim Selmani i Deçanit dhe Agron Kuçi i Junikut, kanë refuzuar të jenë pjesë e komisionit të ri për Demarkacion, që u konstituua të martën që shkoi nga Qeveria e Kosovës. Në këtë grup punues, që drejtohet nga shefi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami, ka refuzuar të jetë edhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajci i cili ishte propozuar nga komuniteti për t’iu bashkuar këtij komisioni.

Ndryshe, ky komision është konstituar nga Kryeministri Isa Mustafa, të martën e kaluar, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku u bë e ditur se drejtues i këtij komisioni u emërua Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,959FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles