6.9 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

spot_img

Tesla ka kaluar me shitje Mercedesin në SHBA – bëhet marka e tretë më e shitur e veturave premium

Sipas të dhënave të publikuara nga Experian, Tesla ka shitur 230,855 automjete në Shtetet e Bashkuara që nga muaji shtator, duke e bërë atë markën e tretë premium më të kërkuar këtë vit, përpara Mercedes, i cili ka shitur 213,708 vetura deri në fund të muajit tetor.

Në vendin e parë për nga shitjet është ende BMW me 259,237 vetura të reja të regjistruara, ndërsa e dyta është Lexus me 245,864 automjete të dorëzuara.

Tesla shiti 76 për qind më shumë vetura në Shtetet e Bashkuara në nëntë muajt e parë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2020, ndërsa, për krahasim, Lexus përparoi me 33 për qind dhe BMW me 36 për qind, shkruan autonews.

“Mund të jetë shumë herët të thuhet se Tesla është duke ia kaluar Mercedesit në shitje në Amerikë, por fakti që ka arritur ta bëjë këtë me një gamë shumë më të vogël produktesh është mbresëlënës”, tha Jessica Caldwell, CEO e Edmunds.

“Duke pasur parasysh situatën me mungesën e çipave në treg, ndoshta është e parakohshme për të dhënë ndonjë parashikim afatgjatë, sepse prodhuesit e makinave po luftojnë me shkallë të ndryshme vështirësish, por ky rezultat tregon ende forcën e Teslës. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ka një debat që Tesla duhet të konsiderohet një markë premium në të njëjtën mënyrë si BMW, Lexus ose Audi”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img