8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Bashkëndiej me Haradinajn

Presidenti Hashim Thaçi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur edhe për situatën e krijuar pas arrestimit të Ramush Haradianjt, në Francë, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Beogradi më 2004.

Ai tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që Haradinaj të kthehet në Kosovë.

“Unë e kuptoj dhe ndjej gjendjen e zotit Haradinaj, këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të papranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”, u shpreh ai.

“Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradinaj të kthehet në Kosovë”, tha Thaçi përmes telefonit, në një intervistë për televizionin publik.

Presidenti i Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se në Uashington ndodhet në vizitë zyrtare, dhe se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Thaçi ka thënë për televizionin publik se askush nga Kosova nuk është ftuar në inaugurimin e Trumpit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img