7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: I përgjigjemi Speciales

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se lidershipi i Kosovës ka instaluar politikë bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare, duke e konfirmuar gatishmërinë për t’iu përgjigjur Gjykatës Speciale. Ai po ashtu ka folur edhe për provokimet e vazhdueshme nga Serbia, duke thënë se ajo do të vazhdojë të sillet në këtë mënyrë derisa ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës

Provokimet nga shteti i Serbisë do të vazhdojnë derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga politika e vet hegjemoniste dhe nacionaliste.

Kështu ka deklaruar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka bërë të ditur se vendimi për ndaljen e trenit propagandues nga Serbia ka qenë, siç ka thënë ai, vendim sovran i autoriteteve përgjegjëse kosovare, përderisa autoritetet ndërkombëtare kanë qenë të njoftuara më pas për vendimin e ndalimit të hyrjes së këtij treni.

Ish-udhëheqësi politik i UÇK-së ka folur edhe për Gjykatën Speciale, e cila tashmë edhe zyrtarisht ka nisur punën.

I pyetur se a do t’i përgjigjeni Gjykatës Speciale nëse do të ngrejë aktakuzë ndaj jush si njëri nga drejtuesit e UÇK-së, Thaçi ka thënë se lidershipi i Kosovës ka instaluar praktikë të bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img