7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Kodi Telefonik e Forcon Shtetësinë

“Republika e Kosovës nga sot ka një kanal të pavarur të komunikimit me botën. Dhënia e kodit telefonik +383 do të forcojë shtetësinë e Kosovës dhe përbën një hap të madh drejt anëtarësimit në organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare”, ka shkruar presidenti.

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar për alokimin e kodit shtetëror telefonik +383 për Kosovën.
Në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, presidenti ka vlerësuar këtë ngjarje si përforcim i identitetit shtetëror të Kosovës në fushën e telekomunikimit.
“Republika e Kosovës nga sot ka një kanal të pavarur të komunikimit me botën. Dhënia e kodit telefonik +383 do të forcojë shtetësinë e Kosovës dhe përbën një hap të madh drejt anëtarësimit në organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare”, shkroi Thaçi.
Kosovës sot iu alokua zyrtarisht kodi telefonik shtetëror nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomit (ITU).
Ndërkaq, me këtë rast filloi operimin e përkohshëm kompania serbe MTS ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e arritur më 13 nëntor në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img