8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi nuk ishte në Kosovë për Apostolovën, kthehet për Ministrin britanik

Zyrtarë nga Zyra e Presidentit kanë folur për mos mbajtjen e takimit të Thaçit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, i planifikuar për sot në orën 11:30, për shkaqe të mos ndodhjes së presidentit Thaçi në Kosovë, deri në mesditë.
“Nuk ka qenë në Kosovë, deri në orën 13:00. Kjo është arsyeja e mos mbajtjes së takimit. Presidenti sapo ka arritur dhe tani do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson”, ka konfirmuar këshilltari politik i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, për lajmi.net.
Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme Thaçi ka goditur BE’në duke reaguar ndaj ‘Raportit të Progresit”, për Kosovën.
Ai ka thënë se Brukseli po i zmadhon ngecjet e Kosovës pasi nuk po mundet t’ia ofrojë Kosovës perspektivën e anëtarësimit.
“Fatkeqësisht, BE-ja në mungesë të unitetit përbrenda ka dështuar dhe po vazhdon të dështojë në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE. Si pasojë e kësaj qasje, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet tepër e paqartë”, ka shkruar Thaçi në nujë postim në rrjetin social Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img