9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi përmbyll vizitën në Maltë duke mbjellë një pemë (Foto)

Në ditën e dytë të vizitës në Maltë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një takim tet-a-tet me presidenten e këtij vendi, Marie Louise Coleiro Preca, si dhe ka mbjellë një pemë në kopshtin e Pallatit Presidencial, “San Anton”, para se të përmbyllë vizitën me parakalim para Gardës së Nderit.
Sipas një njoftimi, në takimin në mes dy krerëve të shteteve, presidentja Coleiro Preca i ka prezantuar presidentit Thaçi pullën postare me fotografi nga vizita në Maltë, si dhe letrën e parë të dërguar me këtë pullë postare në adresë të presidentit Thaçi.
Në takim, gjithashtu u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy shteteve, por edhe u identifikuan hapat konkretë që do të ndërmerren për të gjetur fushat në të cilat bashkëpunimi mund të zgjerohet dhe të thellohet.
Gjithashtu bëhet e ditur se në kopshtin e Pallatit Presidencial, “San Anton”, që është ndërtuar në shekullin XVII dhe ku është traditë që krerët e shteteve të mbjellin nga një pemë, presidenti Thaçi mbolli një pemë të llojit “Plumeria Alba”.
Një natë më parë, në darkën e shtruar nga presidentja malteze, Coleiro Preca, në të cilën ishin ftuar mbi njëqind mysafirë, duke iu referuar marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, presidenti Thaçi ka thënë se historia nuk na ka takuar shpesh në të kaluarën, megjithatë na ka trajtuar njësoj.
“Por, ne kemi ruajtur identitetin tonë. Ia kemi dalë të ruajmë e të kultivojmë vlerat për të cilat sot jemi krenarë. Është e vërtetë që jemi shtete të vogla, popuj të vegjël, por kemi vlera të mëdha”, ka thënë presidenti Thaçi.
th111

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img