10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi përshëndet deklaratën e SHBA-ve për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi përshëndeti sot deklaratën e sekretarit amerikan të Mbrojtjes për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Pasi doli nga Konferenca Vjetore e Prokurorëve, Presidenti Hashim Thaçi duke folur për veriun, përshëndeti qëndrimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Më lejoni gjithashtu që ta përshëndes qëndrimin e sekretarit të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mattis për Kosovën, për themelimin e ushtrisë së Kosovës”, tha Thaçi.

Dje nëpër medie u raportua për një dokument të sekretarit Mattis drejtuar senatit në të cilin kërkohej të krijohej ushtria e Kosovës.

Thaçi më tutje deklaroi se Kosova do të jetë edhe në administratën e Trump-it nën vëmendjen amerikane.

“Edhe nga kontaktet me administratën e re të Amerikës së Presidentit Trump Kosova do të vazhdojë të mbetet në fokus të thellë të SHBA-së me një politikë të kujdesshme për konsolidimin dhe afirmimin e shtetit tonë për thellimin e raporteve speciale dhe të përhershme mes Kosovës dhe SHBA-ve”, tha Thaçi, njofton gazetametro.

Duke folur për veriun, Thaçi deklaroi se nuk pret tensione.

“Nuk pres ngritje të tensioneve, përkundrazi pres një koordinim dhe veprime të koordinuara që mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, tha Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img