10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Të gjithë besimtarëve katolikë iu uroj shumë gëzime, dashuri e mirëkuptim në familjet e tyre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar gjithë besimtarët katolik për festën e Kërshëndellave.
Përmes një shkrimi në Facebook ai u ka uruar atyre dashuri e mirëkuptim në familjet e tyre.
Në këtë natë të shenjtë Krishtlindjeje, të gjithë besimtarëve katolikë iu uroj shumë gëzime, dashuri e mirëkuptim në familjet e tyre.
Ky vit na solli gëzime të gjithëve.
U shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyes për ne, por u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike.
Në audiencë private me Atin e Shenjtë, si president i vendit i konfirmova sërish përkushtimin e Kosovës për vlerat e paqes, dialogut dhe solidaritetit, si dhe mora konfirmimin për ardhjen e tij në Kosovë, ditë të cilën po e presim me padurim.
Nata e sotme është kohë kur u gëzohemi të mirave e begative që na sjell jeta dhe festojmë me njëri-tjetrin.
Por, përveç festës, është kohë kur reflektojmë edhe për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, miqve, shtetit dhe gjithë shoqërisë. HTH

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img