28.3 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img
Array

The Sunday Times: Kosova ndër vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2017

Gazeta më e shitur në Britani të Madhe “The Sunday Times” u ka sugjeruar turistëve që në mesin e disa vendeve më të mira në botë, ta vizitojnë edhe majën e Gjeravicës si dhe Malin e Korabit në Shqipëri, veçanërisht për të bërë hiking.

Kjo gazetë i ka radhitur Malin e Korabit dhe Gjeravicën si të tretën në mesin 13 vendeve ku përfshihen Spanja, Franca, India e Portugalia.

“Njëra nga detyrat më të vështira në ushtrinë shqiptare ishte patrullimi i kufirit verior me Jugosllavinë, ku ushtarët e rinj ndiqnin gjurmët e dhive me shekuj të vjetra nëpër terrenin e lartësisë së madhe. Është e pafalshme, po – ama po ashtu e braktisur dhe jashtëzakonisht e bukur” shkruan kjo gazetë.

“Ky labirint spektakular mund të jetë i juaji për tetë ditë teksa ju mund t’i ndiqni hapat e atyre rekrutëve, duke vozitur në veri nga Tirana për t’u ngjitur 2.750 kilometra në Malin e Korabit në ditën e dytë, 2.655 metra në Malin e Gjeravicës” shkruan tutje kjo gazetë.

Gjeravica gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë. Maja e Gjeravicës i takon territorit të komunës së Deçanit dhe afër saj gjendet edhe maja tjetër Gusani që me lmd radhitet menjëherë pas Gjeravicës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles