7.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Thellohet deficiti tregtar në muajin mars, 405.3 milionë euro

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3% në muajin mars 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 426.8 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 405.3 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 16.1%.

Sipas të dhënave të publikuara nga  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2023, del se eksporti i mallrave në muajin mars 2023 kishte vlerën 81.7 milionë euro, ndërsa importi 508.5 milionë euro, që është një rënie prej (-7.7%) për eksport, si dhe një rritje prej 3.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.1% e përbëjnë produktet minerale; 3.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tekstili, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.3% e përbëjnë produktet minerale; 12.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.7% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 28.0 milion euro, ose rreth 34.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.2%), Italia (4.3%), Holanda (3.1%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 228.1 milion Euro, ose 44.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Greqia (6.3%), Italia (6.1%), etj.

Në muajin mars 2023, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 32.0 milionë euro, ose 39.2% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-6.3%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (14.6%), Shqipëria (11.0%), Serbia (6.3%), dhe Mali i Zi (5.8%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin mars 2023, arritën në 92.5 milion euro, ose 18.2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-0.7%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.8%), Shqipëria (5.5%), dhe Maqedonia e Veriut (5.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 21.6 milionë euro, ose 26.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (12.2%), dhe Zvicra (7.7%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 187.8 milion euro, ose 36.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.3%) dhe Kina (8.4%).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img