10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Themelimi i inspektoratit për trashëgimi, peng i buxhetit

Themelimi i inspektoratit të trashëgimisë kulturore ka mbetur peng i buxhetit. Edhe pse Ministrisë së Kulturës tek pas dhjetë vjetësh i ka rënë ndërmend se e ka obligim ligjor themelimin e këtij institucioni, kërkesat për hapjen e vendeve të punës i janë refuzuar.

Një gjë të tillë nuk e ka lejuar Ministria e Financave sherri i buxhetit. Ministria e Kulturës kishte bërë kërkesë për hapjen e vendeve të punës për këtë institucion qysh më 21 shtator të këtij viti. Por Ministria e Financave një muaj më vonë i ka kthyer përgjigje institucionit më të lartë kulturor në vend se nuk ka buxhet të planifikuar për këtë organ. Madje as për vitin 2017 nuk është paraparë buxhet për pagën e inspektoratit të trashëgimisë kulturore.
Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka thënë se një gjë e tillë është kërkuar dy herë nga Ministria e Financave.
Sipas Shalës, kërkesa për funksionalizimin e inspektoratit do të përsëritet, por pas miratimit të Ligjit për buxhetin e vitit 2017.
Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit planifikon që t’i ketë tre inspektorë, një kryeinspektor dhe një asistent administrativ. Kësisoj MKRS-ja planifikon që nëpërmjet tre inspektorëve ta kontrollojë gjendjen e trashëgimisë kulturore në vend. Në listën e pagave figurojnë pesë vende për këtë organ

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img