7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

“Ti nuk je burrë mjaftueshëm” – Xhuli dhe Stresi vazhdojnë debatet e ashpra

Stresi dhe Xhuli edhe në ditën finale të Big Brother VIP Kosova po i vazhdojnë debatet me njëri-tjetrin.

Dyshja që për më shumë se tre muaj kanë krijuar situata të ndryshme në shtëpinë e famshme së fundmi ndezen një tjetër diskutim.

Reperi edhe një herë ia përmendi modeles veprimin e saj ndaj Vedatit kur ajo ia puthi këmbët dhe iu ulë në prehër.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Stresi tha se vazhdon ta konsideroj si një gjest të ulët veprimin e saj duke thënë se ishte përulje për të.

“Ose ti ke malltretuar imazhin e femrës, ose askus, një femër nuk përulet duke ia puthë këmbët”, tha Stresi.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ndërkohë, Xhuli iu kthye duke i thënë se meshkujt si ai nuk i llogaritë fare.

“Ti nuk je burrë mjaftueshëm për mua, të kam thënë 10-të meshkuj si ti i shti në gjep”, u kundërpërgjigj Xhuli.

Kujtojmë që sonte (e premte) mbahet finalja e madhe e BBVK, fituesi do të shpërblehet me 200 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img