5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Tifozët e Celtic mbledhin para për Palestinën

Në shenjë proteste ndaj UEFA-s, tifozët e klubit skocez kanë nisur një aksion bamirësie për popullin palestinez.
Celtic ka marrë një dënim nga UEFA, pasi që tifozët e kësaj skuadre kishin shpalosur flamuj dhe parulla pro palestineze, në ndeshjen që ekipi skocez e kishte zhvilluar një javë më parë ndaj izraelitëve të Hapoel Be’er Sheva në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Ky dënim i ka bërë ata që të nisin grumbullimin e parave, për të ndihmuar popullin palestinez, si shenjë proteste ndaj vendimit të UEFA-s, transmeton KosovaPress.

Deri më tani tifozët e klubit skocez kanë mbledhur 80 mijë funte dhe ato do t’i dhurojnë organizatave që ndihmojnë popullin në Palestinë, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga tifozët e klubit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img