4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

“Toka jonë” me të rinjtë e diasporës udhëton nëpër traditë

Derisa Rafete Jusufi ka përgatitur fli në oborrin e Muzeut Etnologjik, një grup prej 30 të rinjsh e kanë përcjellë me vëmendje. Ka nëntë vjet që merret me përgatitjen e ushqimeve tradicionale.

Nëpërmjet flisë është zbërthyer rrëfimi për traditën shqiptare. Ani pse shumica e të pranishmëve e kanë shijuar edhe më herët, nëpërmjet demonstrimit të kësaj recete, kanë pasur mundësinë të mësojnë për lidhjen e flisë me diellin në besimin ilir. Në meny ka qenë edhe pitja.
Grupi i rioshëve, gjysma nga diaspora, janë bërë pjesë e kampit “Toka jonë”, organizuar nga organizata joqeveritare “Toka”, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, një projekt që ka nisur më 25 dhe do të përfundojë më 30 korrik. Mëton të shërbejë si formë e njoftimit të të rinjve që jetojnë jashtë atdheut me kulturën, traditën dhe bukuritë natyrore të Kosovës. Të martën pasdite turneu i tyre nisi pikërisht në Muzeun Etnologjik.
Përveç ushqimit tradicional ata u njoftuan edhe me historinë që bartin objektet e “Emin Gjikut” dhe artefaktet etnologjike që ruhen në muzeun e hapur më 27 korrik të vitit 2006./Koha Ditore

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img