7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Tomë Gashi: Dy javë me herët Astrit Dehari e dinte se do t’i ndodh diçka

Ekspertët e angazhuar nga familja Dehari kanë konstatuar në raportin e tyre se Astrit Dehari ka marrë lëndime trupore, ndërsa avokati i familjes, Tomë Gashi thotë se Dehari është vrarë.

Një i paraburgosur që ishte në qeli së bashku me Astit Deharin, në dëshminë e tij kishte thënë se Deahri dy javë më herët e dinte se do t’i ndodhte diçka.
Duke lexuar dëshminë e të paraburgosurit, avokati Tomë Gashi, ka thënë se Dehari ia kishte thënë disa numra telefoni këtij të paraburgosuri dhe i kishte thënë të lajmëronte familjen dhe avokatin e tij në rast se do t’i ndodhte diçka në burg.
“I paraburgosuri ka thënë se Astriti ka qenë i shqetësuar 2 javë më herët, në rast se ndodh diçka i ka dhanë tre numra. Ai dy javë më herët ai e ka ditur se çfarë do të ndodhë. Ai u kishte treguar të paraburgosurve se do të transferohej në një burg tjetër”, ka thënë Tomë Gashi.
“Shishen e plastikës me mjaltë e ka blerë një nga personat që ka qëndru në dhomë me Astritin”, thotë Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img