8.5 C
Pristina
Thursday, December 8, 2022

Buy now

spot_img

Tortë me kumbulla dhe arra – një ëmbëlsirë e vërtetë vjeshte

E shkriftë, e lëngshme dhe kaq e parezistueshme

Përbërësit:

– 3 vezë më të mëdha apo 4 më të vogla,
– 2 filxhanë grizë,
– 2 filxhanë miell,
– 1 filxhan vaj,
– 1 filxhan jogurt,
– 1 filxhan sheqer,
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
– 1 lëvore limoni,
– 50 gr rrush të thatë,
– 1 vanilje,
– 1 grusht arra të grira,
– 600 gr kumbulla.

Përgatitja:

Tundni vezët me sheqer dhe shtoni miellin, grizin dhe pluhurin e ëmbëlsirave, pastaj vajin, jogurtin, limonin, rrushin e thatë dhe gjysmën vendoseni në tepsi.

Kumbullat radhisni gjysmën dhe pjesën e mbetur të brumit rrafshojeni. Sipër qiteni pjesën tjetër të kumbullave.

Spërkatni sheqerin e vaniljes dhe një grusht arra të grira.

Piqni në 200 gradë Celsius rreth 30 minuta.

Shijojeni!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img