10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Trajneri i Serbisë, i cili shau shqiptarët me nënë, akuzohet se ka marrë miliona euro nga Katari

Komiteti ekzekutiv i Federatës Serbe të Futbollit ka mbejtur një takim ku anëtari i komisionit Novica Tonçev ka sulmuar publikisht trajnerin Dragan Stojkoviq dhe presidentin Nenad Bjekoviq.

Tonçev në takim deklaroi se trajneri nacionalist serb, që shau shqiptarët me nënë gjatë Kupës së Botës, ka marrë një bonus prej një milion e gjysmë euro, përcjell FrontOnline.

Poashtu, sipas tij, Bjekoviq ka marrë 350 mijë euro.

Ai ka kërkuar që të dorëzohet një raport për shpenzimet e delegacionit serb në Katar dhe të shqyrtohet se sipas cilës kriter është përpiluar, transmeton “Nova.rs”.

Serbia u eliminua në grupe në Kupën e Botës.

Ajo përfundoi pas Brazilit, Zvicrës dhe Kamerunit me një pikë të fituar dhe qëndrimi i saj në Katar u shënua me skandale seksuale në të cilat dyshohet se kanë marrë pjesë disa nga përfaqësuesit e Stojkoviqit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img