9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Trajneri i Zvicrës e ngre në qiell Granit Xhakën

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka ngritur në qiell Granit Xhakën.

Trajneri zviceran ndihet krenar me kapitenin e tij, të cilit ia ka konfirmuar këtë privilegj edhe për kualifikimet e Euro 2024, të cilat do të nisin në këtë muaj.

Pas Botërorit të Katarit në shtetin helvetik ishin hedhur dyshime nëse futbollisti kosovar e meritonte të vazhdonte ta mbante shiritin pas veprimit që e bëri pas ndeshjes me Serbinë, kur u shfaq me fanellën “Jashari”.

Sidoqoftë, Yakin insiston se futbollisti i Arsenalit është një lider i lindur dhe një shembull për t’u ndjekur.

“Jemi 100 për qind prapa dhe në mbështetje të Xhakës. Graniti është kapiteni im, këtu s’ka asnjë dyshim e as diskutim. Ai është një lider i lindur, është një shembull, të cilin e jep brenda dhe jashtë fushës. Këto janë pikërisht ato që i pres nga një kapiten i imi. Jam shumë i lumtur që e kam Granitin në skuadër”, deklaroi Yakin në konferencë për shtyp sot pasi e publikoi listën e të ftuarve për ndeshjet me Bjellorusinë dhe me Izraelin, më 25 dhe 28 mars.

Krahas Xhakës, Yakin i përfshiu në skuadrën e ftuar edhe dy futbollistët tjerë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Zvicra do të luajë në Novi Sad të Serbisë kundër Bjellorusisë, e cila e zgjodhi këtë vend pasi FIFA ia ka ndaluar të luajë në territorin e saj për shkak se ky vend e mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img