6.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Trump do të flas sot si do e mund ISIS-in

Kandidati republikan për president, Donald Trump thotë se sot do të flas për “realizmin e politikës së jashtme” që fokusohet në mënyrën se si do të shkatërrohet grupi terrorist, Shteti Islamik dhe grupe të tjera të njëjta.

Këtë, Trump do e bëjë përmes një fjalimi që do e mbajë të hënën në Ohio.
Kandidati republikan do të thotë se SHBA-të duhet të bashkëpunojnë me të gjithë që kanë qëllim shkatërrimin e ISIS-it, pavarësisht mospajtimeve në tema të tjera.
Trump gjithashtu pritet të propozojë një politikë të re imigracioni sipas së cilës SHBA-të do të ndalojnë dhënien e vizave në raste kur verifikimi i duhur i aplikuesit nuk është i mundshëm.
Ai pritet se do të propozojë edhe krijimin e një testi të ri ideologjik për personat që duan të shkojnë drejt SHBA-ve, duke testuar kështu qëndrimet e kandidatëve për viza në lidhje me lirinë e fesë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img