2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Trump reagon ashpër pas ngritjes së aktakuzës

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi me zemërim ndaj ngritjes së padisë kundër tij në Nju-Jork.

“Kjo është përndjekje politike dhe ndikim dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë të historisë”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Trumpit, i cili dëshiron të kandidojë sërish si kandidat për president partisë së tij republikane në zgjedhjet e vitit 2024.

Sipas mediave një juri e madhe në Nju-Jork e përbërë prej 23 vetësh miratoi kërkesën e prokurorisë për ngritjen e padisë kundër Trumpit lidhur me pagesa parash të bëra një aktoreje pornografike që ajo të heshtte. Detaje të sakta për aktakuzën janë ende të paqarta.

Asnjëherë më parë në historinë e SHBA-së nuk është akuzuar ndonjë ish-president për ndonjë krim. Trumpi i ka paguar pak para zgjedhjes së tij si President në vitin 2016 para aktores pornografike dhe ky veprim mund të jetë në kundërshtim me rregullat e financimit të fushatës.

Sikurse edhe në rastin e hetimeve të mëparshme Trump e quajti hetimin në Nju-Jork si “gjueti shtrigash”. Ai i akuzoi demokratët se po përpiqen ta dëmtojnë politikisht që kur ai tha se do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2016./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img