21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Truss paralajmëron kërcënimin nga Rusia për luftë të re në Ballkan

Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor rrezikon ta rikthejë rajonin përsëri në luftë, paralajmëroi Liz Truss teksa i bëri thirrje Perëndimit që të mos e akomodoj Vladimir Putinin për pushtimin e tij në Ukrainë.

Sekretarja e Jashtme akuzoi Moskën se ka ushtruar një ndikim “malinj” mbi vendet që dikur ishin pjesë e Jugosllavisë me taktika të pista gjatë një vizitë në Sarajevë në Bosnje dhe Hercegovinë shkruan Telegraph.

“Historia tragjike e këtij vendi është një kujtesë e asaj që ndodh kur ne dështojmë të ngrihemi kundër agresionit. Gjërat përkeqësohen, nuk përmirësohen”, tha ajo.

“Gjenocidi i Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajevës ishin vetëm dy nga mizoritë që na lanë të tmerruar. Ne thamë kurrë më, jo më në Evropë. Megjithatë, ka shenja të ndërhyrjes ruse këtu sot, të cilat rrezikojnë të na zhytin përsëri në ato ditë të errëta.”, ka thënë Truss.

Ajo premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të dyfishojë mbrojtjen e paqes në vend dhe do t’i rezistojë agresionit rus në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor, të cilin Vladimir Putin e sheh si pjesë të sferës së tij të ndikimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img