4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Tryeza festive: Mish viçi i marinuar në salcë aromatike

Ide për racion të thjeshtë

Përbërësit:

– 600 g mish gjedhi apo viçi,
– 6 lugë vaj,
– 2 fletë dafine,
– 250 ml lëng domateje,
– 1 lugë e vogël borzilok,
– 2 lugë erëza bimore,
– kripë,
– 1 lugë e vogël majdanoz,
– 3 qepë,
– 2 lugë të vogla spec të kuq të bluar,
– pak piper.

Përgatitja:

1. Qëroni qepën dhe grijeni imët. Në vajin e nxehur fërgoni qepën derisa të marrë ngjyrë të errët në të verdhë.

2. Pasi që qepra të jetë mirë e fërguar, shtoni ujin dhe lëreni të vlojë rreth 20 minuta. Ndërkohë pritni mishin në kube. Kur qepa të fërgohet, shtoni 2 lugë të vogla spec të kuq, disa fletë dafine dhe mishin. Shtoni ujë, përzieni, shtoni majdanozin dhe lërini të vlojë. Nëse është e nevojshme, herë pas here shtoni ujë.

3. Pesëmbëdhjetë minuta para se gjella të jetë gati, shtoni erëza dhe salcën e domates, dhe qitni kripë dhe piper sipas shijes. Sa më shumë që të zihet, gullashi është edhe më i mirë. Mos harroni që gullashin herë pas here ta përzieni.

Dhe në fund shtoni një lugë të vogël borzilok dhe zieni edhe 2 – 3 minuta. Mund ta shërbeni me oriz apo me pure patatesh.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img