20.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

U akuzua për racizëm, Galtier reagon ashpër: Jam i tronditur

Christophe Galtier është në qendër të akuzave kohëve të fundit në Francë.

Trajneri i Paris Saint Germain është akuzuar për racizëm gjatë kohë sa ishte te skuadra tjetër franceze Nice dhe kjo gjë duket se është një shpifje.

E nga këto akuza i tronditur ka mbetur trajneri i kampionit në fuqi të Francës, duke thënë se është prekur shumë që emri i tij dhe i familjes së tij janë prekur në këtë mënyrë.

Galiter ka deklaruar se ka bërë ankesë për këtë çështje në organet kompetente në Francë.

“Jam thellësisht i tronditur. Jam prekur thellë dhe nuk mund të pranoj që emri im dhe familja ime të bëhet pis në këtë mënyrë. Kam bërë ankesë për këtë çështje dhe nuk do t’u përgjigjem të tjera pyetjeve”.

“Kam marrë mesazhe të këndshme si publikisht ashtu edhe në privat. Unë nuk fola me lojtarët për këtë çështje, por ata më dhanë përgjigjen më të mirë në fushë me angazhimin në stërvitje”, tha trajneri i Paris Saint-Germain.

56-vjeçari po kalon vitin e tij të parë si trajner i Paris SAint Germain, derisa më parë kishte edhe tre eksperienca të tjera.

Galtier e nisi si trajner i St Etienne ku qëndroi për tetë vite, pastaj te Lille katër vite dhe te Nice një vit tjetër para se të merrte në dorë klubin parisien

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img