11.6 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

U raportua për pirje duhani në bufe të ish-Rilindjes, AUV s’jau falë “dakikun”

Më herët u raportua se në objektin e ish-Rilindjes, aty ku gjenden disa Ministri, nuk po respektohet vendimi i rreptë që ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike të mbyllura.

Menjëherë në aksion është vënë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila inspektuar këto bufe.

E njëjta ishte inspektuar edhe disa ditë më parë, madje një hapësirë e saj ishte mbyllur, ndërsa një tjetër u gjobit pikërisht për shkelje të ligjit kundër duhanit.

Këshilltarja e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fltuur Mustafa, ndau detaje lidhur me këtë gjë.

“Urdhëresa e Ministrit Faton Peci vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim” ka thënë mes të tjerash ajo.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Sqarim për opinionin!

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka inspektuar Bufet të cilat gjenden në objektin e Ish Rilindjes ku aktualisht janë të vendosura disa Ministri.

Ne inspektimin e bërë para disa ditësh, njëra hapësirë qe ka shërbyer si bufe është mbyllur,sipas  paragrafit 1 të nenit 11 të ligjit 04 L 156 ndërsa tjetra është gjobitur për shkelje të ligjit kundër duhanit.

Për të gjitha këto veprime janë të njoftuar menaxheret e këtyre bizneseve dhe po ashtu vetë zyrtaret kryesor administrativ të institucioneve të cilët do të ndërmarrin masa disiplinore ndaj zyrtarëve dhe personave qe kanë shkelur ligjin brenda hapësirave qe janë nen menaxhim të tyre, sipas paragrafit 1.2 të nenit 11 të këtij ligji.

Sipas ligjit masat ndëshkimore për zyrtarët-punonjësit  shqiptohen nga zyrtari kryesor administrativ dhe Inspektorati i punës.

Hapësirat e lartpërmendura janë inspektuar edhe më parë dhe për subjektet  janë dërguar fletëparaqitjet për Gjykatë. AUV do të vazhdoj me inspektimet me frekuencë të shtuar në të gjithë personave juridike.

Urdhëresa e Ministrit Faton Peci vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img