7.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

“U terrorizuan punëtorët” – Flasin dëshmitarët e grabitjes së marketit në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në marketin “Kam” i cili gjendet në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati”  në Prishtinë”.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona”.

“Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”,ka thënë Ahmeti,

Nga informacionet e deritanishme akoma nuk dihet se a ka ndonjë person të lënduar. Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me menaxherët e këtij marketi por nuk janë përgjigjur.

Qytetarë të asaj zone për ekipin e Klan Kosovës që ishte në terren kanë deklaruar se punonjësit e këtij marketi ishin terrorizuar nga ajo çfarë kishte ndodhur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img