14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina do ta mbajë në mend se kush e mbështeti, thotë ministri i jashtëm ukrainas

Vendet që ‘nuk e trajtuan mirë’ Ukrainën do të mbajnë përgjegjësi pas përfundimit të luftës, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në një intervistë për BBC, ai tha se zgjedhja e bërë nga çdo vend pas pushtimit rus do të “merret parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme”, transmeton Telegrafi.

Ai paralajmëroi gjithashtu se vonesat e dërgesave të armëve perëndimore do t’ju kushtonte me jetë ukrainasve.

“Nëse një dërgesë shtyhet për një ditë, do të thotë se dikush do të vdesë në vijën e parë të frontit”, tha ai.

Në një intervistë të gjerë, Kuleba diskutoi gjithashtu se si beson se lufta do të përfundojë, rolin e Kinës në luftë dhe zhgënjimin e tij që Papa Françesku nuk e ka vizituar ende vendin e tij në kohë lufte.

Edhe pse Ukraina ka marrë mbështetje ushtarake dhe ekonomike nga fuqitë perëndimore që kur filloi pushtimi rus, shumë vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut kanë qëndruar mënjanë.

Disa janë historikisht në anën e Rusisë, disa janë të shqetësuar për kostot ekonomike të luftës dhe të tjerë besojnë se Perëndimi po i zgjat luftimet në mënyrë të panevojshme.

Por Kuleba e bëri të qartë se vendet që dështuan ta mbështesin Ukrainën tani – ato sipas tij, të cilat ishin “u sollën keq në rrjedhën e kësaj lufte dhe keqtrajtuan Ukrainën”, do të paguanin një çmim në të ardhmen.

Ukraina mund të jetë e varur nga ndihma perëndimore dhe mbështetja ushtarake në periudhën afatmesme dhe afatgjatë dhe kështu mosmiratimi i saj diplomatik mund të mos shqetësojë disa vende. Por në kohë paqeje, eksportet e mëdha të grurit të Ukrainës i japin asaj një levë të konsiderueshme ekonomike, veçanërisht në pjesë të botës në zhvillim.

“Nëse dikush në botë mendon se mënyra se si u soll ky apo ai vend – ose se si e trajtoi Ukrainën në momentin më të errët të historisë së saj – nuk do të merret parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme, këta njerëz thjesht nuk e dinë se si funksionon diplomacia”, tha ai.

“Lufta është një kohë kur ju duhet të bëni një zgjedhje. Dhe çdo zgjedhje është regjistruar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img