8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Unaza qendrore e Prishtinës testohet sërish si qarkore njëkahëshe

Sot dhe nesër vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE, rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë “Grandit”.

Gjithastu, sot dhe nesër rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales dhe rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha” do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivalin e Pranverës”.

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët për durim pasi qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img