4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Universiteti i Prishtinës më i miri në rajon

Javën që shkoi Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, azhurnoi listën e rangimit të institucioneve të arsimit të lartë në ueb faqen e tyre www.webometrics.info.
Edhe kësaj radhe Universiteti-i Prishtinës Hasan Prishtina është i ranguar më së miri prej të gjitha institucioneve shqipfolëse të arsimit të lartë në rajon.
Siç shihet edhe nga tabela  Universiteti i Prishtinës ka bërë progres krahasuar ndaj vitit 2014 edhe ndaj janarit të vitit 2016.
Nëse analizohet algoritmi i rangimit, që sipas Cybermetrics Lab çdo vit janë duke e avancuar duke e krahasuar me metodat tjera të njohura të rangimit si Academic Ranking, QS, Times Higher Education etj., shihet se ata marrin parasysh katër parametra:

Përderisa tre parametrat e parë janë kryesisht të lidhur me uebin e institucionit të arsimit lartë (linqet në të dhe prej tij si dhe dokumentet e publikuara) që mund të përmirësohen drejtpërdrejt nga menaxhmenti, parametri i katërt – “Excellence Rank”, përcaktohet direkt nga publikimet shkencore e stafit akademik që përdorin adresën zyrtare të institucionit të arsimit të lartë (p.sh. email adresën @uni-pr.edu) të indeksuara në databazat më prestigjioze.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img