14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

USAID përuron dy projekt në Pejë

Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, do të bëjë përurimin e dy projekteve të mbështetura nga USAID-i në këtë komunë.
Hope dhe Muhaxheri do të përurojnë stacionin e pompave të ujit në fshatin Bellopojë dhe  ndriçimin publik në fshatin Gorazhdec.
Që të dy projektet janë pjesë e mbështetjes së dhënë nga ana e USAID-it përmes programit Avancojmë Kosovën se Bashku, të dizajnuar për të mbështetur bashkëpunimin dhe ndërveprimin konstruktiv ndëretnik në mes të komuniteteve shumicë dhe pakicë, gjë e cila ka rëndësi jetike për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën se Bashku përbëhet nga dy mekanizma, njëri nga të cilët është Avancojmë Kosovën se Bashku – Parësori, i cili implementohet nga Chemonics, dhe tjetri Avancojmë Kosovën se Bashku – Zgjidhjet Lokale, i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim të Komuniteteve (CDF), në partneritet me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë (CPT), dhe Ndihmën dhe Zhvillimin e Kosovës (KRD).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img