14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Ushtaraku bullgar: Maqedonia mund të bëhet tërësisht shqiptare

Stanko Stançev, një historian ushtarak dhe profesor në Akademinë Ushtarake në Sofje, ka deklaruar se Bullgaria nuk ka pasur ndonjëherë plan për ndarjen e Maqedonisë.
Ai ka thënë se ideja e ndarjes së shtetit të Maqedonisë ishte hedhur në tryezë nga ish-kryeministri Ljubço Georgievski.
“Nëse më duhet të flas rreth ndarjes së Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, duhet të them se nuk ka qenë ide bullgare, por e Ljubço Georgievskit, sipas të cilit në këtë mënyrë do të shpëtohej pjesa e fundit e Maqedonisë”, ka thënë Stançev për “Fokus”.

Eksperti ushtarak është shprehur se duke parë zhvillimet në Maqedoni, ky shtet mund të bëhet tërësisht shqiptar, pa qenë nevoja e ndarjes. Sipas tij, kjo mund të ndodhë pasi çështja shqiptare po përparon dhe se vit pas viti shqiptarët po i afrohen kufirit me Bullgarinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img